Goditje me kokë nga Muriqi, përfundon jashtë porte

  • A.P /
  • 16 June 2023 - 21:23
Goditje me kokë nga Muriqi, përfundon jashtë porte

Kosova 0:0 Rumania

36′ Goditje me kokë nga Muriqi, por e plogësht. Përfundon jashtë porte.

35′ Goditje e bukur nga Florent Muslija, por pret portieri rumun

30′ Depërtim i bukur nga Florent Muslija nga krahu i majtë, por harkimi i tij nuk gjen asnjë bashkëlojtar në zonë.

25′ Aksion i mirër, por nuk ka goditje nga Kosova.

17′ Në stadium ka flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

16′ Tifozët nuk i ndalin thirrjet në stadium. Shqipëri etnike, UÇK e Jo nuk ndahet Mitrovica janë thirrjet e “Dardanëve” në stadium.

15′ Fusha shumë e rënduar, futbollistët nuk po arrijnë të luajnë futbollin e tyre ashtu siç duhet.

8′ Aksion i mirë i Rumanisë, por gjithçka përfundon pa rrezik për Kosovën.

7′ Top i mirë për Rashicën, por ai nuk arrin ta ndalë si duhet.

1′ Starton ndeshja

(Kosova Sot Online)