Lexoni edhe:
Kosova s’njeh fitore, shpresat e humbura sepse ëndrra evropiane edhe një hap më larg
Kombëtarja e Kosovës regjistroi edhe barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I, transmeton "Kosova Sot Online".
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.
Një grup tifozësh nga Rumania kishin udhëtuar drejt Prishtinës për këtë ndeshje, por ata u dëbuan nga stadiumi para mbylljes së ndeshjes.
Kosova s’njeh fitore, shpresat e humbura sepse ëndrra evropiane edhe një hap më largLexoni edhe:
Mediumi rumun “Gsp.ro” ka raportuar se tifozët “ultras” nga grupi “Uniti Sub Tricolor” kanë brohoritur në një moment “Kosova është Serbi”.
Tifozët në fjalë u përplasen fizikisht edhe me personat përgjegjës për siguri në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata gjithashtu kishin futur në stadium edhe mjete piroteknike.
Sipas “Gsp”, këto ishin shkak edhe që tifozët u dëbuan nga stadiumi.
Kujtojmë se Federata e Futbollit e Rumanisë tani rrezikon të përballet me dënime nga UEFA.
Vlen të përmendet edhe se Rumania nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.
(Kosova Sot Online )