Kjo është deklarata e parë e trajnerit të Rumanisë pas barazimit me Kosovën

  • S.A /
  • 17 June 2023 - 10:26
Kjo është deklarata e parë e trajnerit të Rumanisë pas barazimit me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës regjistroi sonte barazimin e tretë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Të përzgjedhurit e Alain Giresse ndanë pikët me Rumaninë, në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit I, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll baras dhe pa gola.

Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Rumanis Edward Iordanescu.

“Nuk më dukej sikur ishte dita ime, gjithsesi kjo ishte gjëja më pak e rëndësishme. Është një pikë e fituar, e punuar shumë, kanë pasur karakter. Absolutisht të gjithë djemtë dhanë 100%, ne u angazhuam për një lojë lufte dhe angazhimi, edhe nëse nuk është specialiteti ynë”, u shpreh Iordanescu.

“Ne e menduam ndeshjen për 3 pikë, por e dinim se do të ishte një lojë shumë e vështirë. Ishte një lojë e drejtë”, tha tutje ai.

(Kosova Sot Online  )