Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Moldavi

  • S.A /
  • 17 June 2023 - 16:09
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Moldavi

Kombëtaren e Shqipërisë e pret një ndeshje e rëndësishme ditën e sotme, e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024, transmeton "Kosova Sot Online".

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë në ‘Air Albania’ duke filluar nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Air Albania”, pasi është raportuar se janë shitur të gjitha biletat që ishin në treg.

(Kosova Sot Online )