Leonardo Bonuçi, gati t’i japë lamtumirën kombëtares

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 17:46
Leonardo Bonuçi, gati t’i japë lamtumirën kombëtares

“Të mos luash nuk i bën mirë askujt, aq më tepër njërit në moshën time. Gjithsesi, tani i veti mendim është që të përgatisim dhe të fitojmë të paktën ndeshjen me Holandën. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të bëj vlerësimet e mia edhe me trajnerin Mançini dhe ndoshta në muajt në vazhdim do të jap edhe vendimin final timin”.

Janë këto fjalët e Leonardo Bonuçit, pas akuzave ndaj Spanjës, duke qenë se kapiteni i Italisë dhe i Juventusit ishte fajtor në pësimin e golit të parë.

Dhe ndoshta për 35-vjeçarin ka ardhur ora që të thotë lamtumirë, është koha për t’i hapur rrugë të rinjve pas 121 ndeshjes, nga të cilat 25 si kapiten i “axurrëve” dhe 8 golave të shënuar.

(Kosova Sot Online)