Ekipi i Kosovës niset drejt Budapestit

  • A.P /
  • 18 June 2023 - 09:39
Ekipi i Kosovës niset drejt Budapestit

Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Budapestit të Hungarisë në mëngjesin e sotëm.

“Dardanët” të hënën mbrëma do të luajnë ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Ferenc Szusza”,

Ndeshja i takon kualifikimeve për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, atje ku Kosova tashmë thuajse nuk ka fare gjasa për të arritur.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar disa fotografi në faqen zyrtare, duke informuar për nisjen e ekipit kombëtar drejt kryeqytetit hungarez.

(Kosova Sot Online)