Haxhi Krasniqi flet sot për meçin e madh të 5 gushtit

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 10:53
Haxhi Krasniqi  flet sot  për meçin e madh të 5 gushtit

Haxhi Krasniqi do të mbajë sot konferencë për shtyp për meçin e madh të kësaj vere që do ta mbajë në Kosovë. Boksieri kosovar do të zbresë në ring më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” për njërin prej meçeve më të veçanta dhe më emocionuese në karrierën e tij profesioniste.

E për të dhënë detaje për meçin kryesor të mbrëmjes, të cilën do ta ketë me sfiduedin e tij, Nadjib Mohammedi nga Franca, junikasi do të mbajë sot konferencë për shtyp duke filluar nga ora 14:00 në “Albi Mall”.

Prezent në konferencë do të jetë edhe sfiduesi i Krasniqit (52 fitore e 7 humbje), i cili i ka 45 fitore e nëntë humbje.

Boksieri kosovar ka premtuar natë spektakolare në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa synon t’i gëzojë tifozët shqiptarë me një fitore. 

(Kosova Sot Online )