Joselu kthehet në Real pas 11 vjetësh dhe shumë golash të shënuara

  • E.K /
  • 19 June 2023 - 13:42
Joselu kthehet në Real pas 11 vjetësh dhe shumë golash të shënuara

Real Madridi e zyrtarizoi sot transferimin e Joselut.

33 vjeçarri arrin nga Espanyoli, aty ku e mbylli sezonin e fundit me 17 gola nga 38 paraqitje.

Ai kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2009, ndërsa e kishte veshur fanellën e ekipit të parë të “Los Blancos” vetëm dy herë duke i realizuar po aq gola.

Në përgjithësi, ai i ka zhvilluar 73 ndeshje dhe i kishte realizuar 40 gola me Real Madrid Castilla.

Nga viti 2012, ai eci përpara me një varg ekipesh si: Hoffenheim, Eintracht, Hannover, Stoke City, La Coruna, Newcastle, Alavés e në fund Espanyoli, i cili e mbante kartonin e tij.

Reali e mori lojtarin në formë huazimi, me të drejt blerjeje definitive të kartonit të tij.

Nesër në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i tij zyrtar.

(Kosova Sot Online)