Piloti shqiptar Lirim Zendeli triumfon dhe feston me flamurin kombëtar në garën e formulës

  • S.A /
  • 19 June 2023 - 15:44
Piloti shqiptar Lirim Zendeli triumfon dhe feston me flamurin kombëtar në garën e formulës

Ngasësi i Formulës, Lirim Zendeli nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Piloti shqiptar me nënshtetësi gjermane e fitoi garën e parë në USF Pro 2000 Championship me ekipin e tij, TJ Speed Motorsports në Grand Prix of Roar America.

Dhe, pasi triumfoi në këtë garë, ngasësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut zgjodhi të festonte me flamurin kombëtar shqiptar.

Gjithashtu, edhe në mbrojtësen e tij në kokë e mbante flamurin kuqezi.

23 vjeçari e mbylli garën e dytë me ekipin TJ Speed për kohën 34 minuta e 52.9460 sekonda.

Zendeli e sheh veten në vendin e nëntë të renditjes së përgjithshme me 116 pikë, 90 pikë më pak se lideri, Rowe. Më poshtë mund ta shihni postimin e Zendelit në Facebook.

(Kosova Sot Online )