Guardiola jep detaje se a do të nënshkruajë City me Mbappen

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 18:00
Guardiola jep detaje se a do të nënshkruajë City me Mbappen

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur në lidhje me transferimin potencial të Kylian Mbappes.

Ky i fundit ka njoftuar se nuk do ta vazhdojë kontratën me PSG-në kur të skadojë vitin e ardhshëm, ndërsa klubi parisien po synon ta shesë që të fitojë para nga ai.

Guardiola tha se Manchester City nuk do të nënshkruajë me sulmuesin francez.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Mbappen, ai nuk do t’i bashkohet Manchester Cityt. Të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë ai”, tha Guardiola.


Mbappe nuk e ka fshehur dëshirën që një ditë t’i bashkohet Real Madridit.

(Kosova Sot Online)