Bjellorusia kalon në epërsi kundrejt Kosovës

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 22:18
Bjellorusia kalon në epërsi kundrejt Kosovës

Bjellorusia 1:0 Kosova

73′ Bjellorusia kalon në epërsi. Gabim i madh nga Kryeziu.

62′ Gabim në mbrojtje, por nuk përfiton Bjellorusia

55′ Gjuajtje fantastike nga Florent Muslija, por portieri kundërshtar bën pritje spektakolare.

54′ Zëvendësim te Kosova. Hekuran Kryeziu inkuadrohet në vend të Betim Fazlijit.

53′ Bersant Celina gjuan, por goditja e tij përfundon shumë pranë portës.

52′ Muslija gjuan nga goditja e lirë, por pret portieri bjellorus.

50′ Ermal Krasniqi e provon goditjen nga distanca, por gjuan mbi portë.

49′ Goditje e fuqishme nga Pocherov, por pret Aro Muric.

46′ Zëvendësim te Kosova. Edon Zhegrova inkuadrohet në lojë në vend të Ibrahim Dresevic.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Kosova kishte dominimin e ndeshjes e edhe rastet, por goli nuk u arrit.

45′ Dy minuta lojë shtesë.

42′ Ndërhyrje decizive nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

41′ Një goditje e bukur nga Bersant Celina, por e cila përfundon jashtë porte.

40′ 40 minuta lojë. 60-40 posedimi për Kosovën, e cila po e dominon ndeshjen deri më tani.

30′ Mundësi e mirë për Bersant Celinën, por gabon në pasimin e fundit.

25′ Zëvendësim te Kosova. Paqarada nuk mund të vazhdojë. Në vendin e tij ka hyrë Ermal Krasniqi.

22′ Lëndohet Leart Paqarada.

19′ Harkim i bukur nga Rrudhani, por nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit.

14′ Vedat Muriqi provon nga një distancë shumë e largët, por gjuajtja lë shumë për të dëshiruar.

9′ Aksion i bukur i ndërtuar nga Rrudhani, por ky i fundit nuk pason si duhet në fund.

6′ Mundësi e mirë për Rrudhanin, i cili asistohet nga Muriqi, por gjuan jashtë

1′ Menjëherë rast i mirë për Bjellorusinë, por shpëton mirë Kosova.

Starton ndeshja.

(Kosova Sot Online)