Zvicra ndalet me barazim nga Rumania

  • A.P /
  • 19 June 2023 - 22:52
Zvicra  ndalet me barazim nga Rumania

Pas tri fitoreve radhazi, Kombëtarja e Zvicrës është ndalur me barazim nga Rumania, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Swissporarena” përfundoi me rezultatin 2:2

Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt në Grupin I.

Kombëtarja zvicerane ishte duke udhëhequr me dy gola epërsi, por fitoren e lëshoi nga duart në fundin e ndeshjes.

Zeki Amdouni shënoi të dy golat, në minutat 28 dhe 41. Te goli i dytë asistues ishte Xherdan Shaqiri, i cili sonte luajti deri në minutën e parë shtesë (90+1’).

Shaqiri u zëvendësua nga Uran Bislimi, me këtë të fundit që sonte bëri debutimin zyrtar me “Helvetikët”.

Kapiteni Granit Xhaka edhe sonte e luajti tërë takimin.

Ndërkaq, golat për rumunët u shënuan nga Valentin Mihaila, në minutat 89 dhe 90+2.

Zvicra pas këtij barazimi ka 10 pikë dhe prin në grup. Rumania është e dyta me tetë pikë.

(Kosova Sot Online)