Ndeshje vendimtare për fatet e Europianit, ja të gjitha ndeshjet që luhen sot

  • E.K /
  • 20 June 2023 - 12:03
Ndeshje vendimtare për fatet e Europianit, ja të gjitha ndeshjet që luhen sot

Sot do të luhen ndeshjet e fundit të muajit qershor për kualifikueset e Europianit. Në orën 20:45 do të zhvillohen 11 ndeshje, në të cilat mund të përcaktohet shumë për fatet e kualifikuesve të Euro 2024.

Në grupin tonë, veç Shqipërisë që luan ndaj Ishujve Faroe në transfertë, do të luhet edhe takimi Moldavi-Poloni, aty ku kuqezinjtë shpresojnë në një hap fals të skuadrës së Levandovskit.

Austria do të presë në shtëpi skuadrën e Suedisë ndërkohë që Belgjika udhëton në Estoni për transfertë estoneze. Portugalia e Ronaldos ka një takim delikat në transfertë ndaj Islandës, ndërkohë që Haland me Norvegjinë e tij do të presin në shtëpi Qipron.

NDESHJET SOT:

GRUPI A
20:45 NORVEGJI – QIPRO
20:45 SKOCI – GJEORGJI

GRUPI E
20:45 ISHUJT FAROE – SHQIPËRI
20:45 MOLDAVI – POLONI

GRUPI F
20:45 AUSTRI – SUEDI
20:45 ESTONI – BELGJIKË

GRUPI G
20:45 BULLGARI – SERBI
20:45 HUNGARI – LITUANI

GRUPI J
20:45 BOSNJE HERCEGOVINË – LUKSEMBURG
20:45 ISLANDË – PORTUGALI
20:45 LIHTENSHTEJN – SLLOVAKI

(Kosova Sot Online)