Barcelona dhe Al-Nassr në luftë me ofertat milionëshe për futbollistin Brozovic

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 08:39
Barcelona dhe Al-Nassr në luftë me  ofertat milionëshe  për futbollistin Brozovic

Marcelo Brozovic është në prag të largimit nga Interi , por destinacioni i tij është ende për t’u vendosur, pasi Barcelona po lufton me Al-Nassr për nënshkrimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Reprezentuesi kroat duket se i ka ardhur në fund rrugës në Giuseppe Meazza, pasi ka humbur vendin e tij në krah nga Hakan Calhanoglu dhe Kristjan Asllani shihet si alternativ e ardhshme.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Brozovic ka pranuar se do të largohet, por ende nuk është i sigurt se ku do të shkojë këtë verë.

Al-Nassr e ka rritur ofertën e tyre nga 15 milionë euro në 18 milionë euro duke përfshirë bonuset, gjë që është ende e ulët nga çmimi i kërkuar prej 25 milionë euro.

Megjithatë, ata thuhet se ofrojnë një pagë me vlerë 15 milionë euro neto në sezon dhe kjo mund ta tundoj Brozovicin.

Gjithsesi, interesi i Barcelonës nuk mund të zvogëlohet dhe ata po rrisin presionin me një propozim afër 20 milionë euro, por me një pagë dukshëm më të ulët me ‘vetëm’ 7 milionë euro në sezon.

Cilido qoftë rezultati, Interi do të përdorë paratë nga shitja e Brozovic për të sjellë Davide Frattesin nga Sassuolo.

(Kosova Sot Online )