“E merituat, festoni dhe kthehuni duke ëndërruar” – Sylvinho i lumtur pas fitores së Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 08:56
“E merituat, festoni dhe kthehuni duke ëndërruar” –  Sylvinho i lumtur pas fitores së Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Pasi mposhten Moldavinë tre ditë më parë, të përzgjedhurit e Sylvinhos triumfuan sonte edhe ndaj Ishujve Faroe, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Torsvollur” përfundoi me rezultatin 1:3.

Shqipëria pas kësaj fitore ka rrëmbyer edhe pozitën e dytë në grup – andaj edhe festa pas ndeshjes nuk kishte sesi të mungonte.

Por, përzgjedhësi Sylvinho ndau pak kohë edhe për t’ua mbajtur një fjalim futbollistëve.

“Dua t’ju shoh të gjithëve në sy. E merituat, festoni dhe duhet të ktheheni duke ëndërruar”, tha mes tjerash trajneri brazilian.

(Kosova Sot Online )