Erdogan i telefonon lojtarët turq pas ndeshjes sa ishin në zhveshtore

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 09:06
Erdogan i telefonon lojtarët turq pas ndeshjes sa ishin në zhveshtore

Kombëtarja turke po e vazhdon me hapa të sigurt rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2024. Turqit e mposhtën Uellsin së fundmi për ta marrë primatin në Grupin D me 9 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa në grup gjenden edhe Armenia, Kroacia dhe Letonia.

Dhe, pas fitores ndaj uellsianëve, futbollistët turq derisa ishin ende në dhomën e zhveshjes, e morën një telefonatë të veçantë, transmeton "Kosova Sot Online".

Më saktësisht, ata i telefonoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërsa ua uroi fitoren dhe i përgëzoi për këtë rrugëtim të suksesshëm.

Erdoğan, i cili së fundmi u konfirmua president i Turqisë edhe për një mandat, foli fillimisht me Hakan Calhanoglun, e më pas edhe me Arda Güler.

Më poshtë mund ta dëgjoni fjalimin e presidentit të Turqisë drejtuar futbollistëve.

(Kosova Sot Online )