Lukaku vazhdon akoma në Itali, e braktisë Interin për të ikur tek Milani

  • S.A /
  • 22 June 2023 - 11:22
Lukaku  vazhdon akoma në Itali, e braktisë  Interin për të ikur tek Milani

Sulmuesi belg Romelu Lukaku raportohet se do të vazhdojë karrierën në Itali, por jo te Interi.

Belgu në sezonin e fundit luajti për skuadrën ‘Nerazure’ në formë huazimi nga Chelsea, por sipas medieve italiane, Milani ka nisur negociatat me londinezët për transferimin e Lukakut gjatë kësaj verë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është duke punuar për ndërtimin e një skuadre cilësorë për sezonin e ardhshëm.

Lukaku thuhet se është në listën e strategut italian. Milani siç raportohet, është i gatshëm t’i investojë 40 milionë euro për të marr shërbimet e reprezentuesit belg. 

(Kosova Sot Online )