Trajneri brazilian Sylvinho shkruan shqip, e ka një mesazh tepër të veçantë

  • S.A /
  • 22 June 2023 - 12:40
Trajneri brazilian Sylvinho shkruan shqip, e ka një mesazh tepër të veçantë

Në këto dy ndeshje të cilat ishin të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria arriti të marrë 6 pikë dhe kështu renditet në vendin e dytë në grup. Fitorja 2-0 ndaj Moldavisë dhe 1-3 ndaj Ishujve Faroe, kanë bërë që tifozët dhe kombëtarja të besojë për ëndrrën e madhe të Europianit, transmeton "kosova Sot Online".

Ndërkohë, Sylvinho ka bërë një postim në Instagram duke i dedikuar një status kombëtares. Tekniku brazilian e ka shkruar këtë mesazh në portugalisht dhe në shqip.

Postimi i Sylvinhos:

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë produktive pune e përgatitjeje për dy ndeshjet.Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.Unë jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatë Shqiptare të Futbollit si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mië për ndeshjen e dytë.Ecim përpara. Forca Shqipëri.”

(Kosova Sot Online )