Ja kur Real Madridi do ta prezantojë Kylian Mbappen

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 14:27
Ja kur Real Madridi do ta prezantojë Kylian Mbappen

Një lajm i pabesueshëm arrin nga emisioni sportiv spanjoll “El Chiringuito TV”.

Ky emision e ka dhënë sot një lajm “bombë”, duke njoftuar se Real Madridi do ta prezantojë Kylian Mbappen më 23 korrik.

Ylli francez thuhet se do të përfundojë në këtë verë në Madrid pasi i prishi punët me Paris Saint-Germainin.

Ish-futbollisti i Monacos nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me parisienët, ndërsa ajo aktuale do t’i skadojë në vitin 2024.

E për të mos e humbur pa para vitin tjetër, PSG-ja ka vendosur ta shesë lojtarin qysh këtë verë.

Reali është një ëndërr e fëmijërisë për nënkampionin botëror dhe ai mund ta bëjë këtë ëndërr realitet në këtë verë.

(Kosova Sot Online)