Tifozët e Alistair Overeem të shqetësuar për pamjen e tij: Çfarë ka ndodhur me ‘bishën’ e dikurshme të UFC-së

  • S.A /
  • 22 June 2023 - 16:39
Tifozët e Alistair Overeem të shqetësuar për pamjen e tij: Çfarë ka ndodhur me ‘bishën’ e dikurshme të UFC-së

Në muajt e fundit, luftëtari legjendar i arteve të përziera marciale, Alistair Overeem, është shfaqur rrallë në publik, ndërsa paraqitja e tij e fundit shkaktoi shumë reagime. Holandezi duket më i hollë se kurrë, kurse në një version të ngjashëm ka qenë edhe në fillim të karrierës së tij, kur luftoi në kategoritë e mesme dhe lehtë të rënda të garave japoneze, transmeton "Kosova Sot Online ".

Me kalimin e viteve, ai u bë një bishë e vërtetë duke arritur statusin e luftëtarit “më të tmerrshëm” në botë.

Asokohe, atë pseudonim ua kishte borxh edhe rezultateve, por edhe paraqitjes së tij të shkëlqyer. Ai dukej veçanërisht mbresëlënës gjatë promovimit të Strikeforce dhe gjatë luftimeve të të para në UFC.

Por, Overeem i tillë duke se tashmë i takon të kaluarës, duke qenë se fotografitë e reja, veçanërisht ato të bëra me presidentin e Rizin Promotions, Nobu Sakakibara, kanë shqetësuar shumë nga fansat e tij.

43-vjeçari duket shumë i dobët, veçanërisht në krahasim me gjendjen në të cilën u shfaq vetëm tetë muaj më parë në peshimin për duelin ndaj Badr Harit, pas të cilës kishte bërë një test dopingu pozitiv. 

(Kosova Sot Online )