Vdekja e Elimiliano Salas mund t’i sjell fitim Bordeaux 6 deri 8 milionë euro

  • S.A /
  • 23 June 2023 - 09:55
Vdekja e Elimiliano Salas  mund t’i  sjell fitim Bordeaux  6  deri 8 milionë euro

Më shumë se 4 vjet pas rrëzimit tragjik të avionit që shkaktoi vdekjen e Emiliano Salas dhe pilotit David Andrew Ibbotson, çështja ende nuk është zgjidhur, transmeton "Kosova sot Online ".

Nantes dhe Cardiff u përballën në Gjykatën Tregtare të Nantes për një seancë fillestare për të kërkuar marrëveshje dhe për të zgjidhur konfliktin.

Siç raportohet nga “France Bleu Gironde”, Bordeaux është gjithashtu një spektatore e interesuar e historisë, raporton ss.

Nga thashethemet e para duket se klubi francez mund të rikuperojë një shifër midis 6 dhe 8 milionë eurove, që korrespondon me 50% të shitjes, ose përqindjen e rishitjes të negociuar në vitin 2015.

Paratë do të përdoren për të ulur pjesërisht borxhin me Fortress.