Arlind Ajeti transferohet në Rumani, bashkëlojtar me Ermal Krasniqin

  • S.A /
  • 23 June 2023 - 08:27
Arlind Ajeti transferohet në Rumani, bashkëlojtar me Ermal Krasniqin

Arlind Ajeti transferohet në kampionatin rumun, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me klubin e Cluj, për të firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.  Futbollisti 30-vjeçar ka qenë pjesë e Pordenones në Itali, me të cilën i përfundoi kontrata dhe u transferua te Cluj si futbollist i lirë.

Me transferimin në Rumani, Ajeti shpreson t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij, në mënyrë që të mund të rikthehet sërish në Kombëtaren Shqiptare për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës. Te Cluj, Ajeti do ta gjejë futbollistin kosovar, Ermal Krasniqi.

(Kosova Sot Online )