Raphael Guerreiro edhe zyrtarisht lojtar i ri i Bayern Munichut

  • S.A /
  • 23 June 2023 - 10:47
Raphael Guerreiro edhe zyrtarisht  lojtar i ri i Bayern Munichut

Këto ditë, Bavarezët kanë përfunduar me sukses edhe transferimin e dytë të lirë në këtë afat kalimtar të verës, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas Konrad Laimer, i cili erdhi si lojtar i lirë nga RB Leipzig, Bayern ka nënshkruar edhe me Guerreiro që mbylli kontratën me Borussia Dortmund.

Është vet klubi gjerman që ka njoftuar nënshkrimin me Guerreiron ne një kontratë të vlefshme për tre vite.

(Kosova Sot Online  )