Prishtina e prezanton Ermal Veliqin, përforcim i ri

  • S.A /
  • 23 June 2023 - 12:44
Prishtina e prezanton Ermal Veliqin,  përforcim i ri

FC Prishtina e ka prezantuar sot përforcimin e ri. Ekipi i bardhekaltërve  e ka angazhuar futbollistin e ri, Ermal Veliqi, i cili së fundmi ka luajtur tek Drenica, transmeton "Kosova Sot Online".

21 vjeçari ka nënshkruar për dy vjet me kryeqytetasit, ndërsa u prezantua nga drejtori sportiv i klubit, Driton Krasniqi.

Futbollisti drenicas ndihet i lumtur që iu bashkua klubit Bardhekaltër, me të cilin synon ta ketë një përvojë të suksesshme.

“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën janë që të fitojmë trofe”, ka thënë futbollisti i rritur në klubin e Drenicës. 

(Kosova Sot Online )