Azpilicueta arrin marrëveshje personale me Interin

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 21:19
Azpilicueta arrin marrëveshje personale me Interin

Cezar Azpilicueta raportohet se është pajtuar për t’iu bashkuar Interit.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbrotjësi spanjoll ka rënë dakord për kushtet personale me Interin

Azpilicueta thuhet se do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim përpara se të nënshkruajë me klubin italian.

33-vjeçari me “Nerazzurrët” është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare.

Spanjolli me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm, mirëpo besohet se ai po kërkon që të largohet si futbollist i lirë këtë verë.

“Sky Sport Italia” raportoi se Azpilicuetas iu premtua që do të lejohet të largohet si futbollist i lirë, kësisoj edhe zyrtarizimi i tij te Interi mund të bëhet së shpejti. 

(Kosova Sot Online)