Brozovic po e lakmon Barcelonën, ka presion të nënshkruaj edhe me Al-Nassr

  • S.A /
  • 24 June 2023 - 09:38
Brozovic po e lakmon  Barcelonën,  ka presion të nënshkruaj edhe  me Al-Nassr

E ardhmja e Marcelo Brozovic vazhdon të jetë ende e paqartë. Në këtë fazë, sipas mediave italiane, nuk ka dyshime se ai do të largohet nga Interi këtë verë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Brozovic thuhet se po përballet me presion nga agjentët e tij për të pranuar ofertën shumë më fitimprurëse të Al-Nassr, por mesfushori kroat po e dëshiron kalimin te Barcelona.

Sipas “SportItalia”, presioni është i kuptueshëm për shkak se nga transferimi eventual në Arabinë Saudite, do të përfitonin edhe përfaqësuesit e lojtarit.


Mirëpo, 30-vjeçari besohet se ka ide të tjera për hapin e tij të ardhshëm në karrierë.
Reprezentuesi i Kroacisë po joshet nga mundësia për t’u transferuar te Barcelona, me trajnerin Xavi që është i etur për të nënshkruar me të pasi e sheh si zëvendësues ideal të Sergio Busquetsit.

Ndryshe, Marcelo Brozovic ka kontratë të vlefshme me Interin deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online )