Sadiku prezantohet te skuadra e re

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 12:58
Sadiku prezantohet te skuadra e re

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku u prezantua ditën e dielë te skuadra e re.

Elbasanasi preferoi të vijojë karrierën në Indi aty ku firmosi me skuadrën e Mohun Bagan, kampionëve aktualë.

Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, ndërsa i rezervuan edhe një video spektakolare.

Nuk mungon aty as goli i Sadikut në Europianin e vitit 2016 kur ndëshkoi Rumaninë në triumfin e vetëm kuqezi në një kampionat europian.

Ndër të tjera, në video Sadiku cilësohet si heroi shqiptar teksa në Indi presin të shohin nga afër klasin e sulmuesit.

(Kosova Sot Online)