Bombardim në stilin 'SIU' të Ronaldos

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 15:19
Bombardim në stilin 'SIU' të Ronaldos

Ukraina po e vazhdon luftën me Rusinë edhe pas më shumë se një viti.

Ukrainasit po e mbrojnë tokën e tyre me të gjitha forcat nga pushtuesi në tentim, ndërsa ushtarët ukrainas po vazhdojnë t’i godasin okupatorët.

E njëri prej ushtarëve ukrainas është bërë viral për një veprim, mund ta themi gazmor

Derisa ishte duke e pritur topin ta godiste armikun, ushtari në fjalë feston në mënyrë të veçantë duke bërtitur në stilin “SIU” të Cristiano Ronaldos, i cili i feston në këtë mënyrë golat.

Kjo video është bërë mjaft virale dhe e kanë shikuar miliona njerëz.

Më poshtë mund ta shihni videon, ku ushtari ukrainas e imiton yllin portugez të futbollit.


(Kosova Sot Online)