Ballkani – Ludogorets, gjyqtarët izraelitë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 22:09
Ballkani – Ludogorets, gjyqtarët izraelitë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë

Ballkani do të përballet me ekipin e Ludogoretsit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

UEFA ka zbuluar tashmë edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë

Ndeshja e parë mes kampionit të Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet më 11 korrik, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarët nga Izraeli.

Gal Leibovitz do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit do të jenë Omer Brabiro dhe Matityahu Yakobov.

Idan Leiba është caktuar si gjyqtar i katërt. 

(Kosova Sot Online)