Bayerni arrin marrëveshje me Kane

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 16:57
Bayerni arrin marrëveshje me Kane

Bayern Munichi raportohet se ka arritur marrëveshje me Harry Kane.

Gazetari nga “Bild”, Christian Falk, ka raportuar se klubi gjerman dhe sulmuesi anglez kanë arritur një marrëveshje në parim për një transferim të lojtarit në “Allianz Arena” këtë verë.

Babai dhe vëllai i Kane zhvilluan negociatat me Bayernin, teksa parakusht për transferimin tani është një marrëveshje me Tottenham Hotspur.

Klubi nga Londra sot refuzoi një ofertë të “Bavarezëve” për 29-vjeçarin. Oferta ishte në vlerë prej 70 milionë eurosh, plus bonuset.

Siç është raportuar deri më tani, Tottenhami po kërkon së paku 100 milionë euro për shitjen e kapitenit të tyre.

(Kosova Sot Online)