Mbappe ka një marrëveshje për t’u bashkuar me Real Madridin

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 18:53
Mbappe ka një marrëveshje për t’u bashkuar me Real Madridin

Kylian Mbappe raportohet se ka një marrëveshje në parim me Real Madridin për t’u bashkuar me ta në vitin 2024 si lojtar i lirë.

Paris Saint-Germaini aktualisht po përballet me një situatë të paqartë lidhur me të ardhmen e yllit të skuadrës.

Mbappe informoi klubin se nuk do të rinovojë kontratën, e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm – që nënkupton se ai do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.

PSG-ja nuk dëshiron që ta humbasë francezin falas, andaj i ka dhënë atij një ultimatium: që të rinovojë kontratën ose të largohet këtë verë.


Sipas “FootMercato”, Mbappe dëshiron të qëndrojë në “Parce des Princes” edhe për një sezon, për të kaluar pastaj te Real Madridi si futbollist i lirë.

24-vjeçari dhe “Los Blancos” thuhet se tashmë kanë një marrëveshje që të bashkohen vitin e ardhshëm.

Megjithatë, duke pasë parasysh se parisienët nuk duan që kjo të ndodhë, ata janë të gatshëm për ta shitur reprezentuesin e Francës këtë verë, për një çmim që besohet se mund të jetë 200 milionë euro.

Mbetet të shihet gjatë këtij afati kalimtar se si do të zhvillohet rasti i Mbappes. 

(Kosova Sot Online)