UEFA zyrtarizon orarin dhe vendin për sfidat e Gjilanit dhe Dukagjinit në Ligën e Konferencës

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 22:51
UEFA zyrtarizon orarin dhe vendin për sfidat e Gjilanit dhe Dukagjinit në Ligën e Konferencës

Gjilani dhe Dukagjini janë dy skuadrat kosovare që do të garojnë këtë sezon në Ligën e Konferencës, bashkë me Dritën që garat do t’i nisë nga raundi i dytë kualifikues.

Gjilani, në raundin e parë kualifikues, do të ketë punë me skuadrën nga Luksemburgu, Progres

Siç edhe është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 13 korrik, në stadiumin e qytetit të Differdange, në ora 19:30.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 20 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 20:00.

Ndërkaq, Dukagjini, që për herë të parë do të luajë në garat evropiane, në raundin e parë do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Europa.

Klinasit ndeshjen e parë do ta luajnë si vendas, më 13 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ora 19:00.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 korrik, në “Victoria Stadium”, në ora 17:00. 

(Kosova Sot Online)