Top 10 futbollistët më të paguar në Arabinë Saudite

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 10:35
Top 10 futbollistët më të paguar në Arabinë Saudite

Arabia Saudite është bërë një vatër e re e yjeve të futbollit botëror.

Rrugën e Cristiano Ronaldos po e ndjekin shumë futbollistë të njohur të futbollit evropian, të cilëve po iu ofrohen rroga marramendëse.

Pa dyshim, ylli portugez është më i paguari aktualisht me një rrogë stratosferike prej afro 200 milionë eurosh në vit, ndërsa thuajse po aq do të marrë edhe transferi më i ri, Karim Benzema, i cili i dha fund eksperiencës në Real Madrid për të përfunduar në Saudi Pro League.

I treti në listë është futbollisti i deridjeshëm i Chelseat, N’Golo Kante, e i katërti bashkëlojtari i tij i deritashëm, Kalidou Koulibaly.

Lionel Messi do të mundë të bëhej lojtari më i paguar në botë, por ylli argjentinas e refuzoi ofertën me rrogë qindra milionëshe. /Gazeta Express/

Top 10 duket kështu (tregohen shumat e pagave vjetore)

Cristiano Ronaldo (Al-Nasr) – 173 milionë funte

Karim Benzema (Al-Ittihad) – 172 milionë funte

Ngolo Kante (Al-Ittihad) – 86.2 milionë funte

Kalidou Coulibaly (Al-Hilal) – 30 milionë funte

Ruben Neves (Al-Hilal) – 16 milionë funte

Ever Banega (Al-Shabaab) – 9.1 milionë funte

Matheus Pereira (Al-Wahda) – 5.5 milionë funte

Anderson Taliska (Al-Nasr) – 5.17 milionë funte

Ahmed Hegazi (Al-Ittihad) – 5.01 milionë funte

Moussa Marega (Al-Hilal) – 4.28 milionë funte.