Donjeta Sadiku do të luftojë sot për medalje në Lojërat Evropiane

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 11:42
Donjeta Sadiku do të luftojë sot për medalje në Lojërat Evropiane

Donjeta Sadiku do të luftojë sot për medalje në Lojërat Evropiane.

Boksierja kosovare është kualifikuar në gjysmëfinale të garës prestigjioze që po mbahet në Krakoë të Polonisë.

Boksierja nga Gollaku në gjysmëfinale për medalje do të ketë punë aspak të lehtë pasi do të përballet me kampionen olimpike në “Rio 2016”, francezen Estelle Mosselly.

Sadiku do të garojë sot për medalje dhe për normën olimpike “Paris 2024”.

Me një fitore eventuale, Donjeta do ta siguronte finalen dhe njëherësh edhe medaljen e argjendtë, ndërsa më pas do të luftonte për të artën. 

(Kosova Sot Online)