Sarri: Ndryshe nga çiklizmi, futbolli kërkon më shumë teknikë se fizik

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 17:42
Sarri: Ndryshe nga çiklizmi, futbolli kërkon më shumë teknikë se fizik

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka rrëfyer pasionin e tij për çiklizmin në një intervistë të dhënë për mediet italiane.

Sarri u shpreh se futbolli në ndryshim nga çiklizmi kërkon më shumë teknikë se fizik.

“Imja ishte një familje çiklistësh, babi, gjyshi, xhaxhallarët. Ishte një familje ku hanim bukë dhe çiklizëm, anomali për mua ishte futbolli. Biçikletën e ndejk shpesh natën sepse fati i keq është se prilli që është muaji i klasikëve ka filluar të jetë muaji vendimtar për sezonet e futbollit. Mos të flasim as për majin. Në orën nëntë, në dhjetë, kur më në fund dal nga puna, pushoj dhe shikoj të gjithë garën. Në ndryshim nga futbolli që kërkon shumë teknikë, çiklizmi kërkon më shumë fizik.”-deklaroi tekniku.

(Kosova Sot Online)