Këta janë dy të arrestuarit për kurdisje të ndeshjeve, njëri trajner, tjetri refer

  • S.A /
  • 30 June 2023 - 12:38
Këta janë dy të arrestuarit për kurdisje të ndeshjeve, njëri trajner, tjetri refer

Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit, i cili ka rezultuar me disa arrestime, përcjell "Kosova Sot Online".

Burime të medies  bëjnë të ditur se bëhet fjalë për arrestime të dy personave të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve. 

Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit kosovar Arbnor Rifati.

Policia ende nuk ka dal me një qëndrim rreth këtij aksioni.

(Kosova Sot Online )