Lukaku e do veç Interin, kjo është oferta e zikaltërve për Chelsean

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 16:41
Lukaku e do veç Interin, kjo është oferta e zikaltërve për Chelsean

Romelu Lukaku e do veç Interin.

Sulmuesi belg u rikthye së fundmi në Chelsea pas huazimit tek “Nerazzurri”.

Por, dëshirë e lojtarit është që të rikthehet në Milano edhe për sezonin e ardhshëm.

Ish-futbollisti i Evertonit dhe i Manchester United i ka refuzuar ofertat e majme nga Arabia Saudite, madje Al Hilal ia kishte ofruar 45 milionë euro në vit, shkruan mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Ndërsa, tash Interi duhet ta gjejë gjuhën e përbashkët me “Blues” për sulmuesin e fuqishëm.

Klubin londinez natyrisht që oferta e klubeve saudite është më e levërdisshmja, por që lojtari nuk dëshiron të largohet nga Evropa.

Interi po mendon t’ia propozojë Chelseat ofertën prej 5 milionë eurosh për huazim, plus obligimin e blerjes së kartonit të tij pas një viti për 30 milionë euro.

Natyrisht, mund të ketë edhe bonuse në rast të triumfit në Scudetto dhe në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot Online)