Samuel Umtiti mbetet futbollist i lirë, shkëput kontratën me Barcelonën

  • E.K /
  • 30 June 2023 - 21:55
Samuel Umtiti mbetet futbollist i lirë, shkëput kontratën me Barcelonën

Samuel Umtiti ka shkëputur kontratën me Barcelonën.

Klubi katalonas njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me francezin për ndërprerje të bashkëpunimit.

Umtiti me Barçën kishte kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

29-vjeçari tani është futbollist i lirë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i tij i radhës.

Ai ishte transferuar në vitin 2016 te Barcelona nga Lyoni për 25 milionë euro.

Samuel Umtiti në sezonin e fundit luajti si i huazuar te Lecce. 

(Kosova Sot Online)