Zyrtare: Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 18:02
Zyrtare: Gerrard trajner i Al Ettifaq në Arabinë Saudite

Steven Gerrard ka marrë drejtimin e skuadrës saudite, Al Ettifaq, ku do të ketë në dispozicion miliona për të ndërtuar një ekip me yje.

Legjenda e Liverpoolit, fillimisht kishte refuzuar të marrë drejtimin e klubit në Saudi Pro League, por ka ndryshuar mendje duke nënshkruar kontratë.

Te klubi i ri, Gerrard pritet të ndiqet nga emra të njohur të futbollit evropian, të cilët janë duke e zgjedhur Arabinë Saudite si destinacion për ta vazhduar karrierën e tyre.

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo (Al Nassr), ishte nismëtari i një ndryshimi të madh në futbollin saudit, ku kanë zgjedhur të shkojnë futbollistë dhe trajnerë shumë të njohur, derisa shumë të tjerë pritet t’i bashkëngjiten Saudi Pro League.

(Kosova Sot Online)