Mount kryen testet mjekësore, pritet vetëm edhe zyrtarizimi te Man United

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 20:40
Mount kryen testet mjekësore, pritet vetëm edhe zyrtarizimi te Man United

Manchester United është afër kompletimit të transferimit të Mason Mount nga Chelsea.

Reprezentuesi anglez ka kryer sot testet mjekësore me klubin nga “Old Trafford”, ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Mount me Man Unitedin është pajtuar për një kontratë deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.

“Djajtë e Kuq” do të paguajnë 60 milionë funte për transferimin e 24-vjeçarit.

Së shpejti besohet se do të bëhet edhe zyrtarizimi i Mason Mount te Manchester United.

(Kosova Sot Online)