Serie A do të jetë liga e parë që do të transmetojë bisedat e VAR-it

  • E.K /
  • 03 July 2023 - 21:56
Serie A do të jetë liga e parë që do të transmetojë bisedat e VAR-it

Serie A do të jetë liga e parë që do të transmetojë audion e bisedave mes zyrtarëve të VAR-it dhe gjyqtarëve nga sezoni i ardhshëm 2023/24.

Kjo është konfirmuar nga Gianluca Rocchi në një konferencë për media.

“Ne ende duhet të vendosim, por do të ketë transparencë maksimale”, tha fillimisht ai.

“Regjistrimet audio VAR do të bëhen publike përmes DAZN që nga fillimi i sezonit. Ne kemi filluar një projekt inovativ me DAZN dhe do të jemi federata e parë e futbollit që do të transmetojë audio për rastet që janë objekt diskutimi”, shtoi Rochhi.

Duket se nuk do të jetë një akses automatik në të gjitha regjistrimet, por vetëm në rastë më të diskutueshme.

Kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe mund të varet gjithashtu nga “DAZN”, kompania që i ka të drejtat e transmetimit.

Prandaj, nuk ka gjasa që bisedat me VAR të dëgjohet menjëherë gjatë ndeshjes, por disa kohë më vonë.

Ndërkohë, mund të ketë gjithashtu një mundësi për të përshkruar arsyetimin pas vendimeve të caktuara, pavarësisht nëse ato ishin të sakta apo jo.

“Problemi nuk është nëse është bërë një gabim, por pse. Zgjidhja është që të kemi një hapësirë ​​tonën çdo 15 ditë ose një herë në muaj ku mund të shpjegojmë rastet”, tha Rocchi.

Tashmë ka disa ish-gjyqtarë që punojnë si ekspertë në televizionet italian dhe japin analizat e tyre për situatat e diskutueshme si gjatë ndeshjeve, ashtu edhe pas ndeshjeve, por jo gjithmonë janë në një mendje me zgjedhjet e gjyqtarëve dhe VAR-it. 

(Kosova Sot Online)