Granit Xhaka ia jep lamtumirën Arsenalit, gati për sfidën e re

  • S.A /
  • 04 July 2023 - 09:40
Granit Xhaka ia jep lamtumirën Arsenalit, gati për sfidën e re

Arsenali pritet t’i fitojë 25 milionë euro nga shitja e Granit Xhakës në Bayer Leverkusen. Futbollisti kosovar pritet të rikthehet në Gjermani, ndërsa vendin e tij në mesfushë tek “Gunners” do ta zë Declan Rice, transmeton "Kosova Sot Online".

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dhe shpejt 30 vjeçari mund ta nisë punën nën urdhrat e trajnerit Xabi Alonso, shkruan mediumi britanik “The Athletic”.

Xhaka ishte pranë largimit nga “Emirates Stadium” edhe dy vjet më parë, por në fund dështuan bisedimet me Romën pasi atë e donte trajneri Jose Mourinho.

Menjëherë, lojtari kishte nënshkruar kontratë të re me klubin e Premierligës në gusht të vitit 2021, por tash me gjasë do të kthehet në Bundesligë një vit para se t’i skadojë kontrata.

Përfaqësuesi zviceran i ishte bashkuar Arsenalit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbachu.

Gjatë kësaj kohe, ai i ka zhvilluar 297 ndeshje me klubin anglez, ndërsa i ka realizuar edhe 23 gola e i ka bërë 29 asistime.

(Kosova Sot Online )