Alvaro Morata, objektivi i radhës i Arabisë Saudite

  • E.K /
  • 05 July 2023 - 16:34
Alvaro Morata, objektivi i radhës i Arabisë Saudite

Alvaro Morata është objektivi i radhës i Arabisë Saudite.

Sulmuesi spanjoll e ka marrë një ofertë të majme nga klubi Al Ettifaq.

Futbollisti i Atletico Madridit ndërkohë pëlqehet edhe nga dy klubet italiane, Milani dhe Roma, shkruan “Gazeta Express”.

Por, klubi nga Saudi Pro League e ka përgatitur një kontratë trevjeçare për përfaqësuesin spanjoll, i cili me këtë rast do të drejtohej nga trajneri i ri i Steven Gerrard.

Alvaro duket se nuk është shumë i bindur për të luajtur në Lindjen e Mesme pasi ndien se mund të luajë ende në nivele të larta të futbollit evropian. 

(Kosova Sot Online)