Lexoni edhe:
Hajnat në aksion të sukseshëm, vidhen tri vetura me targa vendore në Fushë-Kosovë
Sulmuesi nën pronësi të Arsenalit, Folarin Balogun është subjekt i interesimit nga pesë klube të huaja këtë afat kalimtar të verës, transmeton "Kosova sot Online ".
Sulmuesi i ri ka të ngjarë të largohet nga Topçinjtë në afatin kalimtar të verës për një tarifë të konsiderueshme.
Pasi shënoi 21 gola në ligë për Reims në formë huazimi në Ligue 1 sezonin e kaluar, Balogun është një emër që mund t’i sjell para Arsenalit.
Hajnat në aksion të sukseshëm, vidhen tri vetura me targa vendore në Fushë-KosovëLexoni edhe:
Topçinjtë kanë Eddie Nketiah si rezervë për Gabriel Jesus, ndërsa Kai Havertz dhe Leandro Trossard mund të luajnë gjithashtu sulmues qendror.
Sipas mediumi Daily Mail, reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka një çmim prej 50 milionë euro, të cilin shumë pak ekipe mund ta përballojnë.
Arsenalit mund të duhet të shpresojë që një klub i Ligës Premier të vijë për Balogun, pasi klubet e kampionateve tjera vështirë se mund ta paguajnë.
Skuadra si Milani, Interi, skuadrat franceze Marseille dhe Monaco, si dhe RB Leipzig i Gjermanisë janë të gjithë të interesuar, por kurrë nuk do të bëjnë ofertë të nivelit që kërkohen nga Arsenali për Balogun.
(Kosova Sot Online )