Zyrtare: Arda Guler nënshkruan me Real Madridin

  • E.K /
  • 06 July 2023 - 17:08
Zyrtare: Arda Guler nënshkruan me Real Madridin

Zyrtare: Arda Guler nënshkruan me Real Madridin

Tashmë edhe zyrtarisht, Arda Guler është futbollisti më i ri i Real Madridit.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi spanjoll përmes një komunikate për media.

Arda Guler ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me klubin madrilen.

“Real Madrid CF dhe Fenerbahçe SK kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Arda Güler, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”, thuhej ndër tjera në komunikatën për media.

Nesër, e premte, 7 korrik, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Arda Güler si lojtar i ri i “Los Blancos”.

(Kosova Sot Online)