Lidhja e Loredanës me yllin e Dortmundit në ballinën e gazetës së madhe gjermane

  • S.A /
  • 07 July 2023 - 12:53
Lidhja e Loredanës me yllin e Dortmundit në ballinën e gazetës së madhe gjermane

Këngëtarja kosovare, Loredana ka konfirmuar mbrëmë lidhjen e saj me futbollistin 21-vjeçar të Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo në profilin e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi së bashku me Adeyemin.

“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi i saj krahas disa fotografive të publikuara me 21 vjeçarin.

E ky lajm ka zënë vend në ballinën e medias së madhe gjermane, Bild.

“Këngëtarja dhe ylli i Dortmundit janë çift”, ishte titulli i gazetës.

(Kosova Sot Online )