Ballkani publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Ludogoretsit

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 15:44
Ballkani publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Ludogoretsit

Ballkani do të përballet më 11 korrik me Ludogoretsin në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ende nuk dihet saktë nëse ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak të fushës së rënduar.

Megjithatë, në faqen e UEFA-s shkruan se ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

E tani janë publikuar edhe listat e lojtarëve të të dyja ekipeve.

Portierë: Enea Koliqi, Andrea Hoxha, Damir Ljuljanovic

Mbrojtës: Armend Thaqi, Arbër Potoku, Gentrit Halili, Lorenc Trashi, Albin Kapra, Bajram Jashanica

Mesfushorë: Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Qëndrim Zyba, Leonard Shala, Edvin Kuc, Ramush Ramadani, Veton Tusha

Sulmues: Albion Rrahmani, Nazmi Gripshi, Yoan Marc-Olivier Edoukou, Edi Maksutaj, Albin Berisha, Almir Kryeziu, Bleart Tolaj