William Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 17:40
William Saliba rinovon kontratën me Arsenalin

Arsenali po vazhdon të jetë mjaft aktiv këtë verë. Përveç përforcimeve, klubi po rinovon kontratat edhe me disa prej futbollistëve kryesor.

Klubi londinez ka njoftuar sot se ka rinovuar kontratën edhe me William Saliban, që vlerësohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë.

Reprezentuesi francez me Arsenalin ka vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2027. Në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë, deri më 2028.

Ai ishte i pazëvendësueshëm te ekipi i Mikel Artetas në sezonin e fundit, në rastet kur ishte i gatshëm për të luajtur.

22-vjeçari në total regjistroi 33 paraqitje, teksa kontribuoi edhe me tre gola e një asistim.

“Topçinjtë” njoftuan gjithashtu se William Saliba nga sezoni i ardhshëm do të ketë numër të ri në fanellë. Atij i është dhënë numri 2.