Chelsea ia cakton çmimin Lukakut

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 12:07
Chelsea ia cakton çmimin Lukakut

Chelsea po kërkon 40 milionë funte për Romelu Lukakun, i cili është shfaqur si objektiv i Juventusit dhe Al-Hilal, dhe ka refuzuar një ofertë nga Inter për sulmuesin. 

Interi e mori Lukakun në huazim sezonin e kaluar dhe po eksploron mënyra për të nënshkruar me reprezentuesin belg në baza të përhershme. 

Megjithatë, Interi është duke luftuar financiarisht dhe propozimi i tyre fillestar ka rënë shumë më poshtë se vlerësimi i Chelseat.

Chelsea është i hapur për të shitur Lukakun, i cili ka qenë një zhgënjim i madh që kur u bashkua nga Interi për 97.5 milionë funte dy vjet më parë. 

Ish-sulmuesi i Manchester United nuk është ambientuar në Stamford Bridge dhe nuk ka gjasa të jetë pjesë e planeve të Mauricio Pochettino sezonin e ardhshëm, edhe pse skuadra ka mungesë të golashënuesve.

(Kosova Sot Online)