Galatasaray pranë arritjes së marrëveshjes për Icardin

  • E.K /
  • 09 July 2023 - 14:44
Galatasaray pranë arritjes së marrëveshjes për Icardin

Galatasaray është gjithnjë e më afër transferimit të Mauro Icardit.

Sipas raportimeve, marrëveshje tani është arritur, teksa Paris Saint-Germain është gati ta japë dritën jeshile.

Sulmuesi argjentinas veçse ka arritur marrëveshje personale me klubin turk.

Sipas L’Equipe, Galatasaray do të paguajë rreth 10 milionë euro.

Icardi ishte fantastik edicionin e kaluar, duke ndihmuar shumë klubin nga Stambolli për ta fituar titullin e kampionit.

(Kosova Sot Online)